Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me taksën e vendosur për aksin Thumanë- Kashar, i cili hyn në fuqi ditën e sotme.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se kjo është vjedhja më e madhe që kjo qeveri ka bërë, ndërsa shton se shqiptarët do të paguajnë rreth 5 euro vajtje-ardhje në një rrugë prej vetëm 20 km.

“Thumanë-Kashar është vjedhja më e madhe e Edi Ramës që shqiptarëve do u marrë mbi 1.3 miliardë euro për një autostradë që një qeveri e pakorruptuar do e ndërtonte me vetëm 60 milionë euro. Shqiptarët do paguajnë nga sot rreth 5 euro vajtje-ardhje në një rrugë prej vetëm 20 km. Beteja jonë do vijojë derisa ky koncension të anulohet. Duhet një Kryeministër i pakorruptuar, është e mundur, është e vetmja zgjidhje”, shkruan Shehaj.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb