Mërgim Mavraj nuk është i grumbulluar me Kombëtaren kuqezi për shkak të një dëmtimi, por gjithsesi nuk mund të rrinte në heshtje në prag të një ngjarjeje të rëndësishme për futbollin shqiptar siç është përurimi i stadiumit të ri. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kapiteni i Kombëtares nuk ka harruar dhe të thumbojë duke iu referuar ngjarjeve të fundit në përfaqësuese.

Mavraj Reagim
Mavraj Reagim

Postimi i Mavrajt

Sot është një tjetër ditë historike për SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT! Një ditë e cila nuk është e rastësishme, sepse disa Burra që nuk duhen harruar, pavarësisht ku janë sot, dhanë gjithçka për ta futur Shqipërinë në hartën europiane. Luftuan për këtë fanellë, shkruajtën historinë më gërma të arta dhe kontribuuan që të edhe brezat në vazhdim të kenë si pikënisje pikërisht Europianin 2016.
Unë si kapiten i Kombëtares dua t’i them Hallall atyre Burrave! Për djersën, sakrificat, dëshirën dhe sidomos ndjenjën e fanellës kuqezi. Sot, shtëpia jonë e re do të përurohet dhe ky gëzim i jashtëzakonshëm është i pakrahasueshëm. i tregojmë Europës se edhe ne, Shqipëria, edhe pse vend i vogël, kemi zemër dhe ambicie të madhe. Edhe ne mund të ndërtojmë stadium modern, edhe ne mund të shkruajmë historinë siç e bëmë!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb