TIRANE- Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur disa pije alkoolike në një garazh. Ngjarja në fjalë ndodhi dje në rrugën “Osman Myrteizi” në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia thanë se autorët pasi kanë thyer garazhin në pronësi të shtetasit I.SH, 37 vjeç, kanë marrë një sasi pijesh alkoolike.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Osman Myrteizi”, është vjedhur me thyerje garazhi në pronësi të shtetasit I.SH, vjeç 37, banues në Tiranë, ku kanë marrë një sasi pijesh alkoolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: