Në stol që nga fillimi i sezonit, por Ernest Muçit i mjaftojnë vetëm pak minuta në fushë për të treguar të gjithë klasin e tij. Ndryshe nga se pritej, talenti kuqezi jo vetëm që nuk është më në qendër të projektit tek ekipi i Beshiktash, por turqit e kanë nxjerr në shitje në pritje të ofertës më të mirë.

Pavarësisht këtij fakti, më në fund, Muçi u aktivizua për disa minuta në sfidën kundër Antalayasor, me sulmuesin shqiptar që u hodh në fushë në minutën e 89-të, atëherë kur rezultati ishte 3-2 në favor të Beshiktash.

Në shtesë, në minutën e 95-të, Muçi u vertikalizua bukur, i vetëm përballë portierit nuk fali duke kompletuar “pokerin” e golave për “shqiponjat” të cilët vijojnë rrugëtimin perfekt 2 ndeshje 6 pikë. Në këtë sfidë protagonist ishte edhe Milot Rashica, me sulmuesin dardan që dhuroi dy assiste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: