ITALI

Një shqiptar i cili theu masën e arrestit shtëpiak në Ciampino (Romë) ka rënë në prangat e  policisë italiane. Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u arrestua teksa ndodhej në stacionin hekurudhor dhe po priste një biletë, ai mbante një kapuç në kokë dhe qëndrim të dyshimtë.

Dy oficerë policie ishin vënë në ndjekje të tij dhe ai u prangos pas disa minutash. Menjëherë pas ngjarjes, Gjykata e Apelit Bolonjë ndryshoi masën e arrestit duke e çuar pas hekurave. Shqiptari ishte dënuar për shitje të lëndëve narkotike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb