IRAN
Autoritetet iraniane kanë arrestuar këngëtaren Parastoo Ahmady. 27-vjeçarja ka publikuar në kanalin e saj në YouTube videon e një koncerti në të cilin performon pa hixhabin e vendosur me ligj për gratë iraniane, duke tërhequr mbështetjen e fansave të shumtë por edhe zemërimin e policisë së moralit.
Ahmady kishte veshur një fustan mbrëmjeje të zi me shpatulla të zhveshura dhe flokët lëshuar. Ajo këndoi për rreth tridhjetë minuta në një shfaqje live pa audiencë, data dhe vendi i të cilit nuk dihen.
Koncerti online është parë më shumë se 1.4 milionë herë. Avokati i saj tha se ai nuk i dinte “akuzat kundër Ahmady-t, as kush e arrestoi atë, as vendin e saj të paraburgimit.
“Unë jam Parastoo, një vajzë që dua të këndoj për njerëzit që dua. Kjo është një e drejtë që nuk mund ta anashkaloja, të këndoj për tokën që dua me pasion”, tha ajo në klip.
Që nga revolucioni islamik i vitit 1979, grave iraniane u kërkohet të mbulojnë flokët e tyre dhe nuk lejohen të këndojnë në publik.