Dasma e Xhensilës dhe Besit, mblodhi në Pallatin e Brigadave shumë personazhe të dashura të jetës publike, mes tyre artistë, politikanë, sipërmarrës. Xhensila Myrtezaj Kallaku, nusja më e re e skenës, ka bërë bashkë në valle dy rivalët politikë, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn.

Ndonëse aderojnë në forca rivale tashmë, Kryemadhi e ka shprehur gjithmonë hapur vlerësimin për punën e Veliajt dhe ky i fundit nuk ka bërë shumë komente kur është pyetur për raportet me LSI, shkruan revistawho.

Në foton e publikuar nga Ardit Gjebrea, të dy shfaqen të gëzuar dhe duket se po e shijojnë festën e çiftit, ku sigurisht nuk kanë vend ngjyrat dhe bindjet politike.
21297356_10210148811860089_1110423770_o
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: