Ministria e Mbrojtjes e Turqisë pretendon se forcat kurdë kanë thyer marrëveshjen në Siri dhe kanë kryer sulme. Presidenti Tayip Erdogan ka rënë dakord të enjten, për një armëpushim pesë-ditor të ofensivës  ushtarake në Siri, të vendosur me zv.presidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence.


Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka bërë të ditur sot se ka pasur 14 ‘sulme provokuese’ nga Siria në 36 orët e kaluara, ndërsa është duke u koordinuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të lejuar që marrëveshja të zbatohej.


“Ushtarët tanë janë duke e zbatuar në plotësi, marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, kemi pasur 14 sulme, brenda 36 orëve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Turqisë.


Sipas Ministrisë, 12 prej sulmeve erdhën nga Ras al-Ain i Sirisë verilindore, një nga Tal Abyad dhe një tjetër nga rajoni Tal Tamr, ndërsa është bërë e ditur se janë përdorur armë të ndryshme, të lehta dhe të rënda, përfshirë edhe raketa.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb