Gjatë orëve të natës, një biznes në autostradën Tiranë-Durrës ka rënë pre e grabitjes.


Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se autorët, persona ende të paidentifikuar kanë thyer derën e biznesit dhe kanë marrë prej aty kasafortën.


Ishin punonjësit e firmës ata që konstatuan mëngjesin e sotëm derën e hapur dhe njoftuan menjëherë policinë.


Sakaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa pronari pretendon për një shumë të madhe të grabitur.

(BalkanWeb)