Një “përplasje”” ka ndodhur sot në panelin e Forumit të sigurisë GLOBSEC 2024 mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Malit të Zi.

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç shprehet se gjuhët e folura nga popujt sllavë, janë në thelb e njëjta gjë.

Ky moment është shfrytëzuar nga homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka kërkuar ta monopolizojë gjuhën e folur nga këto popuj për vendin e tij, duke këmbëngulur se gjuha e folur prej tyre është gjuha serbe.

Milatoviç ka tentuar të kaloj një moment të tillë të sikletshëm me elegancë, por se Vuçiç nuk ka hequr dorë nga e tija duke vijuar të përsërisë pretendimin se gjuha e folur është gjuha serbe.

Pjesë nga diskutimi:

Milatoviç: Të gjithë ne në thelb flasim të njejtën gjuhë

Vuçiç: Gjuhën serbe, ju flisni gjuhën serbe

Milatoviç: Po, është në anën linguistike e njejta gjuhë, shumë njerëz e quajnë ndryshme

Vuçiç: Por ajo është gjuhë serbe

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb