Kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu ka qenë pjesë e takimit të zhvilluar nga kreu i PD Sali Berisha me qytetarët në Bulqizë.

Gjatë fjalës së tij, Shehu tha se partia e ai drejton FRD do të jetë bashkëudhëtare e Partisë Demokratike në të gjitha betejat e ardhshme.

“Sot është ditë feste por edhe përkujtim i shenjtë për të gjithë ata burra dhe gra që 32 vite më parë ja dolën të themelojnë degën e PD së Bulqizës. Mbi një terror të paparë ata ia dolën dhanë shembullin e tyre. Sot ne kemi mundësinë nën gjurmët e tyre, të tregojmë bashkimin dhe bashkëpunimin me çdokënd. Prania ime këtu është për faktin se  Kryetari i ri PD së Bulqizës, avokat Shaqir Manjani, më impresionoi jo vetëm me ftesën, por edhe me autoritetin. Me faktin se si në ’92 që u mblodhën intelektualë më të mirë të vendit, ashtu i është bashkuar PD Manjani. Arsyeja e dytë është kjo, së në ’99 nga sheshi Skënderbej në Tiranë, kur Kosova sulmohej me armë të Serbisë nga profesor Sali Berisha doli thirrja një komb një qëndrim. Ne sot duhet të jemi bashkë për këtë arsye të fortë. Duhet ta çojmë opozitën drejt legjimitetit dhe pushtetit ku t’i japim mundësinë brezit të rinj të shohë të ardhmen brenda vendit të vet. Në vitin 2005 situata në Bulqizë ishte e barabartë me këtë që është sot, ne ia dolëm të mbledhin popullin si një trup i vetëm dhe ti tregonin vendin të gjithë atyre që mbanin pushtetin në mënyrë të padrejtë. Mund t’ju them që Fryma e Re Demokratike do të jetë bashkëudhëtare e PD në të gjithë betejat e ardhshme.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: