Reperi Majk festoi dje një ditë të veçantë. Kjo pasi djali i tij i vogël, Roan, festoi 2-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, reperi nuk ka hezituar t’i dedikojë disa fjalë të sinqerta prindi atij.


Majk ka publikuar në rrjetin social Instagram një sërë fotografish me të birin, të cilat kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
“Çdo send që do ta arrij në jetë, kam për ta bërë veç me të pa ty të lumtur, ti je mishi im, ti je gjaku im, ti je krijesa më e bukur… urime ditëlindja e dytë, zemra e babit. Zoti të bekoftë”, ka shkruar reperi në Instagram.


Majk 2
Majk 2

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet edhe nga ana e fansave që Majk ka pranuar për të birin.


Dedikime speciale për ditëlindjen e të voglit ka pasur edhe nga nëna e tij, Majlinda Zeka. “Sot dy vite ishte dita më e lumtur e jetës sime, Zoti më bekoi me ty Roan. Urime ditëlindjen jeta e mamit, pac fatin dhe lumturinë e botës”, ka shkruar Zeka në Instagram.

Majk 3
Majk 3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: