TIRANE

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është njohur sot me akuzat në Gjykatën e Krimeve të Rënda, një ditë pasi Prokuroria mbylli hetimet dhe çoi dosjen për gjykim.

Pas daljes nga Gjykata, Saimir Tahiri është pyetur nga gazetarët nëse ai disponon materiale komprometuese për zyrtarë, pasi persona të tjerë do ishin në burg për akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Tahiri tha se atij i intereson vetëm e vërteta, ndërsa përmendi edhe Spartak Brahon.

Këtij vendi kaq të vogël i mjafton baba Taku me cantën e zezë dhe nuk ka nevojë edhe për Saimir Tahirin. Unë kam nevojë vetëm për të vërtetën time. Dhe kaq më mjafton për gjithçka.”- tha Tahiri.

Ai gjithashtu është pyetur edhe nëse ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Tahirit duhet t’i kërkohet falje. Ish ministri tha se nuk i duhet mbështetja e askujt, por vetëm e vërteta e tij.

Nuk më duhet fare. Nuk më duhet mbështetja e askujt, por vetëm e vërteta ime. Nëse mendoni se duhet mbështetja e dikujt dhe të jesh te sqetulla e dikujt gaboni. Unë do ia dal”- tha Tahiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: