SHBA

Emina Çunmulaj është një nga personat më të dashur në Shqipëri. Modelja e njohur shqiptare prej shumë vitesh jeton në SHBA, ku dhe është martuar me biznesmenin iranian, Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo nuk e fsheh asnjëherë jetën e saj dhe shpesh shohim pastime të shumta të modeles në Instagram. Emina ka treguar se është shumë e lumtur me familjen e saj dhe bën një jetë që çdokush do ta ëndërronte.

“Ti je mbreti im dhe unë jam mirënjohëse për ty çdo ditë. Disa herë më çmend, por hej kështu ndodh zakonisht kur një femër Alfa ka përkrahë një mashkull Alfa. Gjithmonë pranë njëri-tjetrit.”- ka shkruar Emina në postim.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një foto shumë të ëmbël krah bashkëshortit dhe ka bërë për të dedikimin dashurisë me fjalë të ëmbla zemre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb