Pas skandalit të ndërprerjes së ndeshjes në Rumani për shkak të thirrjeve raciste, Kosova përballet me Lituaninë në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Si në çdo takim të këtij kompeticioni, edhe sonte, nuk kanë munguar tifozët në shkallët e stadiumit.
Spikat mesazhi i “Dardanëve”, me një baner. “Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”- shkruhej aty. Kosova është në Group 2 në League C.
(J.S/BalkanWeb)