TIRANE

Gazetari  gjerman Peter Tiede në një lidhje me skype me emisionin “Të Paeskpozuarit” foli rreth hetimeve të bëra nga ai vetë në Shqipëri, si dhe  për skuadrën e tij. Tiedi tha se është mjaft i informuar rreth situatës në vend,  ndërsa nuk la pa përmendur lokalet e mafias dhe  laboratorët që disponojnë.

Hila- A ja ka kaluar Shqipëria Marokut për eksport hashashi?

Po Shqipëria ja ka kaluar Marokut.  Nuk bëhet fjalë vetëm për marijuanë. Serbia. Mafia shqiptare është eksportuesëi  kryesorë për heroinën. Nëpërmet mafias italiane në portin e Vlorës kalon në Gjermani. Nëse flasim për zonën e Hasit kemi shumë familje që jetojnë në Britaninë e  Madhe në salla të mëdha.  Në Maltë gjatë një kontrolli rutinë janë gjetur 3 kontejnerë. Ata ishin të mbushur me kokainë. Në gjermani kemi gjetur kokainë të fshehur mes kontejnerit të bananeve, bëhej fjalë për një tregtar shqiptar.

Hila –Sa është grupi i tij?

Unë vetëm dhe disa ndihmës. Përse Prokuroria shqiptare nuk ka personel të mjaftueshëm? Kush i nxit njerëz si  Dritan Zagani të largohen nga Shqipëria? Besoj se për këto gjëra duhet të flitet në Shqipëri, është problem i strukturave.

Lala-Përshëndetje Peter.A dispononi ju çështje të trafikantëve shqiptarë që kanë të bëjnë me çështje të trafikimit dhe shitblerjes së votave?

Nuk është e thjeshtë. Na duhet të bëjëm verifikime nëse gjërat janë të vërteta. Nëse përgjimet janë vërtet nga Prokuroria. Duhet të jeni të sigurtë që do ketë progres.

A keni takuar një nga zyrtarët e Prokurorisë për Krimet e Rënda?

Jo, edhe për sa i përket Simonit ka qenë një ftesë kortezie. Unë kam qenë për të hetuar një person të përfshirë në çështje të trafikimeve njerëzore. Në faqen time të facebook kam publikuar disa foto që vërtetojnë që kam qenë në Shqipëri. E di shumë mirë si bare  të ndryshme të ndryshme të bregdetit përdorin material për t’i mbrojtur nga dëmtimet e rërës.  Mafia ka lokale të veta dhe unë e di se ku ka laboratorët e drogës.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb