Është çelur ne kinema Millenium edicioni i 22-të i Tirana International Film Festival, që këtë vit mbahet deri më 28 shtator. 220 premiera filmash do të shfaqen në Kinema Millenium, kinema Agimi, kinema Maks Velo dhe në Liceun Artistik. Drejtori i Festivalit Agron Domi në fjalën e hapjes, përmendi dy figurat që ju bëhet homazh sivjet në festival.
Ndërsa festivali ka parashikuar mbajtjen e disa takimeve me industrinë, si ai i rolit thelbësor të talentit lokal në tërheqjen e projekteve ndërkombëtare filmike dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis krijuesve rajonalë dhe atyre ndërkombëtarë, programi I filmave përfshin filma artistikë e dokumentarë që për grupmosha të ndryshme.
Nata e parë e festivalit solli premierën e filmit “Parthenope”, një prodhim i këtij viti regjisori i njohur Paolo Sorrentino. Një Dramë që vjen përmes elementesh të ndryshme në kufijtë e parodisë, filmi sjell Napolin, mafian, mitet dhe rrëzimin e tyre përmes një kamera që i ndjek heronjtë përtej skenave të lavdisë.