Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Çekisë, sfidën e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve. Ndeshja që do të zhvillohet në Pragë, nis në orën 20:45.
Sigurisht që lojtari i 12 i Kombëtares nuk mund të mungonte. “Tifozat Kuq e Zi” janë aty për të mbështetur futbollistët në fushë që ta mbyllin këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme.
Por gjatë marshimit për në stadium, tifozët shqiptarë janë “hasur” me një situatë aspak të këndshme. Disa tifozë çekë filluan thirrjet raciste: “Kosova është Serbi”, teksa kështu nisi dhe përplasja mes tyre.