Një mesazh i fortë është hapur në tribunën jugore ku qëndrojnë ultrasit e Bajernit të Myniut të grupimit “Schickeria”, një mesazh kundër UEFA-s dhe që natyrisht do t’i kushtojë një gjobë të majme arkave të klubit bavarez.

Në fillimin e takimit, ultrasit kanë shpalosur mesazhin “Modern football kills emotion, fuck VAR, Fuck UEFA”. Përkthimi është u qartë, është një moto e përdorur gjerësisht nga ultrasët në botë: “Futbolli modern vret emocionet” shkruajnë bavarezët, që më pas çojnë në djall VAR-in dhe UEFA-n pa përdorur rrugë të mesme.

Tifozet Per Var
Tifozet Per Var

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: