Liridon Latifi duket se ka qenë i pafat në këtë nisje të sezonit. Ai u dëmtua pak çaste para se të zëvendësohej në takimin ndaj Kukësit dhe mungoi në takimin ndaj Tiranës, ndërsa sa mësohet nga stafi mjekësor ai mund të mos jetë i gatshëm edhe për dy javë të tjera.
Latifi ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij të djathtë ku është shfaqur edhe një hematomë, e cila kërkon kohën e saj për t’u larguar.
Ndërsa një tjetër lojtar që po shqetëson stafin mjekësor është Esin Hakaj, i cili po zhvillon terapi për një dëmtim që ka në këmbën e majtë.PanoramaSport