TIRANE– Ajo që nisi si batutë e ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me praninë “jofatsjellëse” të kryeministrit Rama në stadium në ndeshjet kur luante kombëtarja shqiptare, tanimë duket se është marrë seriozisht nga tifozët. Një ditë para ndeshjes me Spanjën në “Loro Boriçi”, disa tifozë i kërkojnë kryeministrit Rama të mos shkojë në stadium për të ndjekur ndeshjen.

Teksa i shkruajnë në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ata i thotë të mos jetë i pranishëm, pasi konsiderohet si ters dhe për rrjedhojë Shqipëria do të humbasë.

“Vetëm në stadium mos hajde kundër Spanjës të fitojmë, se po erdhe do e hamë si Kosova”, ka shkruar komentuesi.

E pas kësaj, vetë kreu i Qeverisë ka filluar të komunikojë virtualisht me të dhe shumë komentues të tjerë, duke i dhënë përgjigje sipas mënyrës së tij.

“Jo, do vij, se po s’erdha do humbasim e do jesh ti tersi pastaj”, është përgjigjur Rama.
Ndërsa një tjetër tifoz i shkruan:

“Rama tersi i Shqipërisë edhe Kosova prej teje u rrah, në stadium nuk të duam ma asnjëherë sepse je i pavlerë”.

Por, edhe këtij komentuesi Rama nuk ia ka përtuar duke i thënë se atë nuk po e pyet njeri.
“Po kush po të pyet ty në fund të fundit”.

ram

 

KOMENTET E TIFOZEVE DHE PERGJIGJJA E RAMES
Tifozi: Vetem ne stadium mos hajde kunder spanjes te fitojme se po erdhe do e ham si kosova :p

Rama: Jo do vij se po s’erdha do humbasim e do jesh ti tersi pastaj :p

Tifoz:
hajde shef se me ty e kemi të sigurt fitoren ?

Tifoz: Rama ? #Tersi Shqiperis edhe #Kosova prej teje u rrah ? ? ne stadium nuk te duam ma asnjeher sepse je i pavler !!

Rama: Misir Poka po kush po te pyet ty ne fund te fundit ? ? ?

Tifoz: Kur thon per ty qe je terrc imagjino qa do thon per berishen ? ? me ty ka thy rrekorder ka hy ne europian ?

Tifoz: #EDI_RAMA ne fund te fundit #MISIR_POKA eshte nje votues! Ndoshta i joti!

Tifoz:
#Edi nuk te duam ne stadium sepse sa her qe vjen behesh nje ters i erret i cfaredolloj gjeje ? ? #faleminderit per mirekuptimin ?

Tifoz:
Edi Rama shko ne stadium po shko i veshur si tifoz dhe jo me kostum e kollare

Tifoz: Deri kur erdhi Edi Rama ne pushtet ne 2013 , kombetarja jone skishte stadium ku te lozte . Apo e harruat qe Uefa na detyroi qe ndeshjet ti luanim jashte se qemal stafa ishte bo si hale ku skishte as uje te ngrohte ne dushe e gjate dites per te korr barin e fushes kullosnin gomeret. Per dy vjet ju beri dy stadiume ku paraqitemi denjesisht ne syte e botes e ju keni vec llafe. Do ishit duke i ndjek ndeshjet e kombetares ne Maqedoni mos kishte ardh ky qe ju sot e quani ters o ju tifozet e medhenj.

Tifoz: Te gjithe thone qe je ters,shko ulu te tifozet e Spanjes se ku i dihet mund te jesh ters me te vertete dhe na ndihmon

Tifoz:
Po e vertet, Rama na coi ne europian. Biles edhe golat ai i ka shenuar.

Komentues
: Po si ka mundesi i kthen pergjigje vetem atij qe te thote mos hajde ne stadium ndersa kur ne te shkruajme per ndonje problem s’kemi marre asnjehere përgjigje

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: