Casemiro ishte ndër më të dobëtit në fushë në humbjen 3-0 të Manchester United në shtëpi kundër Liverpool. Tifozët e “Djajve të Kuq” e kritikuan ashpër në rrjetet sociale, ku më pas reagimi erdhi nga bashkëshortja e mesfushorit brazilian, e cila postoi një foto me të gjithë trofetë e fituar në karrierën e futbollistit. Një përgjigje kjo. për të gjithë ata që përdorën fraza ofenduese ndaj Casemiros.

32-vjeçari luajti 25 ndeshje në sezonin e kaluar. Ai ka mbajtur veshur më herët fanellën e Portos dhe Sao Paolo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb