TOKIO – Një incident ka ndodhur në aeroportin e Tokios, teksa lojtarët e Barcelonës po ktheheshin në shtëpi, pas triumfit në Kupën e Botës për klube. Lionel Messi është ofenduar nga disa tifozë të River Plates, dhe madje është pështyrë nga njëri prej tyre.

Messi është nervozuar aq shumë sa që ka tentuar ta grushtojë tifozin, ndërsa është dashur ndërhyrja e bashkëlojtarëve për ta ndalur argjentinasin.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: