SERBI-Tifozët e klubit futbollistik serb, Crvena Zvezda, kanë brohoritur në një ndeshje në ligën kryesore kundër vizitës së planifikuar të ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Hashimi nuk mundet të shëtisë në qytet”, kanë kënduar tifozët më të flaktë të “Zvezdës”, raporton Telegraf i Serbisë.

Brohoritjet e tyre politike kanë vazhduar edhe më tej në takimin ndaj Vozdovaç duke kënduar “Kosova është zemra e Serbisë” si dhe me këngë të tjera nënçmuese për shqiptarët.

Vizita e mundshme e Thaçit në kryeqytetin serb në fund të prillit, vjen pas vizitës zyrtare të homologut të tij, Ivica Dacic, në Prishtinë në konferencën “Western Balkans’ 6”, ku morën pjesë ministrat e jashtëm dhe të transportit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: