Kombëtarja e Italisë, e cila zhvilloi ndeshjen e fundit të fazës së eliminatoreve me Shqipërinë, mbërriti pardje në mbrëmje në Shkodër.

Mediat italiane, konkretisht “Gazzetta.it” ka zbuluar momentin kur ish-mbrojtës i Juventusit, tashmë kapiten i Milanit zbret nga autobusi.

Disa tifozë kanë thirrur “Forza Juve” teksa nga autobusi zbriste Leonardo Bonuci, që këtë verë u transferua në Milan.

Ai është përgjigjur në mënyrë shumë të qetë këtyre provokimeve, duke e kthyer me buzëqeshje.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb