Kumanova ka qenë qendra e tifozëve shqiptarë ditën e sotme. Grupime të organizuar të tifozërisë janë takuar sot në Kumanovë ku menjëherë kanë nisur koret e tyre në mbështetje të kombëtares shqiptare. Më pas të gjithë janë nisur drejt etapës së fundit që është udhëtimi drejt Strumicës.

Me kore, brohorima dhe duartrokitje ata kanë ndezuar atmosferën në qytet para se t’i ktheheshin autobuzave për udhëtimin dy-orësh drejt Strumicës, aty ku pritet të ‘shkarkojnë të gjithë bateritë në mbështetje të ekipit kuqezi, raporton “panorama sport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: