VJENE – Tifozët kuqezi kanë thyer sigurinë në Vjenë, pasi kanë tundur në stadiumin ‘Ernest Happel’ flamurin “Autochthonous”, që shkaktoi trazira në Beograd.

Mediat austriake kanë publikuar një video në të cilën shfaqet flamuri i “Shqipërisë së Madhe”, duke u valëvitur nga tifozët shqiptarë. Mediat e kanë cilësuar si provokim këtë veprim të shqiptarëve.

“Një tifoz futi në mënyrë të paligjshme në ndeshjen miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë flamurin e ‘Shqipërisë së madhe’. I njëjti flamur që shkaktoi trazirat në stadiumin e Beogradit”,-shkruan gazeta austriake “Houte”.

PER TE PARE VIDEON KLIKONI KETU
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: