Një tjetër histori dashurie dhe besnikërie për skuadrën e zemrës vjen nga Spanja. Javi Jimenez, tifoz “i thekur” i ekipit të Cordoba që luan në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll udhëtoi më shumë se 800 kilometra për të mbështetur skuadrën e tij. Deri këtu asgjë e veçantë.

15559290977149
15559290977149

Por kur hyri në tribunën e stadiumit rezervuar për miqtë, ai kuptoi se ishte i vetëm. Futbollistët e Cordoba e vlerësuan mundimin e tifozët të tyre dhe pas barazimit 3-3 në transfertën kundër Real Oviedo shkuan poshtë tribunës për ta përshëndetur.

1555931738 200829 1555932643 Noticia Normal Recorte1
1555931738 200829 1555932643 Noticia Normal Recorte1

Kjo histori po bën xhiron e botës, por Javi Jimenez nuk është shumë i kënaqur për këtë gjë. “Jam i habitur. Unë nuk kërkoj publicitet apo diçka të tillë. E bëjë këtë prej shumë vitesh dhe do të vazhdoj ta bëj për dashurinë që kamë për këtë skuadër”, ka thënë tifozi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: