ITALI- Një tifoz i çmendur i Romës ka treguar dashurinë e madhe që ka për ekipin e zemrës por edhe për kapitenin e verdhekuqëve Francesco Totti, duke refuzuar të bëjë seks me gruan e tij.


Bëhet fjalë për një video të qëllimshme të emisionit “Iene”, ku showgirli italian, Ilary Blasi provokon tifozin me çdo mënyrë, madje edhe duke u zhveshur, por ai e refuzon plot tre herë.


Pavarësisht provokimeve seksuale që ajo i bën, Fabrizio i thotë “nuk të prek me dorë, se je gruaja e kapitenit”. Ai më tej e ka pyetur “Ti do të shkoje në shtrat me gruan e një miku”.


(ma.ar/BalkanWeb)

Etiketa: