Një tifoz i lashtë i sportit është gjetur i varrosur së bashku me një kavanoz bronzi që paraqet fytyrën e një mundësi me hundë të shtrembër, të thyer, kanë deklaruar arkeologët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mbetjet dhe artefakti i cili daton para 1.800 vitesh më parë u zbuluan në Bullgarinë e ditëve moderne, në atë që dikur ishte provinca romake e Thrakës.

Ata u gërmuan nga një varr me tulla në një gur të madh varrosjeje, për të cilin ekspertët mendojnë se i përkisnin një familjeje aristrokatike thrake.

Arkeologia, Daniela Agre e Akademisë Bullgare të Shkencave dhe kolegët e saj zbuluan skeletin në tumën e Kral Mezar, ose tumën e varrimit, që ndodhet afër fshatit Boyanovo, në juglindje të Bullgarisë.

Në kohën kur eshtrat u varrosën, rreth 1.800 vjet më parë, siti ndodhej brenda provincës romake të Thrakës.

Burri në varrin e tullave – pronar i enës – do ketë qenë rreth 35-40 vjeç në kohën e vdekjes së tij, vlerësojnë arkeologët.

“Sipas mendimit tonë, varri i përket një aristokrati thrakas, i cili praktikonte sportin në jetën e tij të përditshme, sesa për një atlet profesionist,” tha Dr. Agre për Live Science.

“Ne mendojmë se tuma është përdorur si një nekropol i familjes dhe i ndjeri ishte një pjesë e kësaj familje.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb