Pas deklaratës së djeshme jo vetëm të kapitenit Lorik Cana se serbët do ta shohin Kombëtaren tonë nga televizori duke pirë birra, dikush ka menduar edhe më tej.

Oltion Prifti, një tifoz i Kombëtares me banim në Suedi, ka dërguar në adresë të Federatës Serbe të Futbollit një pako me kokoshka shoqëruar me një mesazh në Facebook. “Për fqinjët e mi të “dashur”. Pikë së pari dua të them se jam shumë krenar dhe shumë patriot për vendin tim dhe kundër çdo sjelljeje nacionaliste, por ka diçka që më trazon shpirtin. Është ajo përshëndetja raciste me tre gishta e lojtarëve serbë (përshëndetje fetare serbe, por që u bë raciste qëkur u përdor nga ushtria serbe gjatë gjenocideve dhe krimeve të luftës kundër shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Teksa ne do të luajmë në ‘EURO 2016’ kurse ju jo, mendova t’ju dërgoj ca kokoshka që të kënaqeni duke parë në një televizor me rezolucion 4K. E kam kollaj të them që ato gishta t’i fusni në …, por mendoj që në këtë rast t’i përdorni për t’i marrë këto kokoshka”, ­ka shkruar Prifti.

Tifozi, kokoshka

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb