ELBASAN

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka ndjekur ‘live’ përballjen e sotme Shqipëri-Islandë që përfundoi 4 me 2 për kuqezinjtë. Si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares, gëzimi i Kreut të Shtetit ka qenë i papërmbajtshëm në shkallët e stadiumit pas golave që i dhanë fitoren shqiptarëve.


“Fitore shqiponjash sot në “Elbasan Arena”! ⚽⚽⚽⚽ 🇦🇱👐”, shkruan Meta.


  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se gjatë ditës Presidenti kërkoi mbështetje për Kombëtaren Shqiptare e cila gjendet në momente jo shumë të favorshme në eliminatoret Euro2020 dhe fitorja e sotme ishte përgjigjja për të gjithë.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb