Kush e di se çfarë do të ketë menduar Pol, tifoz i Liverpulit, kur e ka kuptuar se ndodhej në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Është një ndeshje si që shumë prej nesh e përjetojnë, por ta përjetosh në 1/8-at e Championsit mes Liverpulit dhe Bajernit, është diçka shumë e rrallë.

Këtë gabim, Pol nuk do të dëshironte kurrë ta bënte, por tashmë është diçka që do ta kujtojë përgjithmonë. Dhe e ka shpjeguar për një televizion gjerman.

“Duke festuar kisha pirë ca birra më shumë, dhe pasi sigurova biletat për ndeshjen e parë, prenotova udhëtimin për në Mynih, i bindur se ndeshja luhej aty. Nuk e kisha kuptuar se ndeshja e parë do të luhej në Liverpul”.

Ai ishte në Mynih, i karikuar për ndeshjen. Mëkat që luhej në “Anfield”. Tashmë i mbetet që të mos bëjë të njëjtin gabim më 13 mars për ndeshjen e kthimit. Mjafton të qëndrojë në Mynih.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb