Një ngjarje tërësisht e çuditshme ka ndodhur ditën e djeshme në ndeshjen midis skuadrës së Rijinsburgse Bojs dhe Afc Amsterdam e vlefshme për kategorinë e dytë në Holandë.

Në fushën e lojës gjatë kësaj ndeshjeje është futur një tifoze femër e cila duket që është nudo dhe nuk ndiqet aspak nga rojet e sigurisë.

Për një moment tifozja në fjalë i afrohet njërit prej lojtarëve në fushë, por ai ka qëndruar shumë indiferent.

Ajo u fut nga njëra anë e fushës dhe doli po vetë nga ana tjetër, ndërkohë që në shkallët e stadiumit pati shumë të qeshura. Më poshtë mund të ndiqni dhe videon./Panoramasport.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: