ITALI

Elena Di Martino është një tifoze e Juventusit, e cila mbrëmjen e së hënës ka qenë në sadium për të ndjekur ndeshjen kundër Chievo-s.

Ajo ka qenë ulur pas portës kundërshtare në Allianz Stadium dhe është goditur në fytyrë nga një top i gjuajtur nga Cristiano Ronaldo. Më pas ajo ka postuar një foto të saj në rrjetet sociale.

50494116 2013407902068448 5231853564820717568 N

“Të goditesh në fytyrë me një top nga Cristiano Ronaldo nuk i ndodh të gjithëve. Falemindeirt tifozëve të tjerë që ishin në stadium për mbështjen shkruan Elena në Facebook.

46 vjeçarja ka dhe një kërkesë për yllin portugez, si për ti “shlyer” dëmin që i bëri: “Cristiano është një idhull, por tani, pas kësaj goditje që mora, pres një ftesë për darkë!”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb