SERBI-Katër ish-anëtarë të grupit paramilitar serb “Tigrat e Arkanit” u dënuan me burgim deri në 21 vjet në Spanjë, përshkak të pjesëmarrjes në një organizatë kriminale, tha gjyqësori spanjoll.
Vladimir Milisavljevic, tashmë i dënuar për vrasjen e ish kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, ndërsa Luka Bojoviç, Vladimir Mijanoviç dhe Sinisha Petriç u arrestuan në shkurt 2012 në Spanjë. Bojoviçit në 2009 ishte gjykuar për vrasjen brutale të shokut Milan Jurisiç, por u lirua.

Të katër ishin anëtarë të klanin famëkeq të Zemunit, një organizatë mafioze e cila u themelua nga ish-anëtarë të formacionit paramilitar të Arkanit të njohur si “Tigrat e Arkanit”, transmeton TetovaSot.
Milisavljevic u dënua me dhjetë vjet burg për “posedim të armëve”, pesë vjet për “anëtarësimin në një organizate kriminale”, tre vjet për fshehjen e provave dhe tre për “posedim të dokumenteve të rreme”.
Ai në Serbi në 2007 u dënua në mungesë me 35 vjet burg për atentantin që vrau kryeministrin Gjingjiq, ndërsa gjyqësori spanjoll në 2013 e miratoi ekstradimin e tij në Serbi, por së pari duhet të kryejë dënimin e tij në Spanjë.

Bojovic me tre akuza u dënua me 18 vjet burg, por lirohet nga masakra revoltuese e Jurisiç. Petriç mori 15 vjet burg për “posedim të armëve” dhe “pjesëmarrjes në një organizate kriminale”, dhe për shkak të kësaj pjesëmarrje Mijanoviç u dënua me pesë vjet burg.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb