Kryeministri Edi Rama në një deklaratë përmes rrjetit të tij social Facebook, ka folur sërish për TikTok-un, ku siguron qytetarët se qeveria është e vendosur për ta mbyllur.

Rama gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve t’i mbyllin dyert opozitës,  e cila sipas tij nuk është një alternativë politike.

“Nëse ju do të më kuptoni për këtë, atëherë do të më kuptoni edhe kur ju them se jam dakord me ju,  TikToku është një burim serioz rreziku për sigurinë e vendit e të fëmijëve tanë, por ende më i rrezikshëm se llumi i prurjeve të TikTokut në ekranet e celularëve, është llumi i politikës së shpifjeve e të gënjeshtrave, i akuzave, sharjeve e sherreve politike e mediatike, që nuk u lënë gjë mangut grindjeve të rrugaçëve të lagjes, ku më të vegjëlit e më të rinjtë e kësaj shoqërie, janë edhe hallka më kollaj e prekshme nga kultura e ulët që fut në dejet e njerëzve ai llumë.

TikTokut do t’ia mbyllë derën e  Shqipërisë për të paktën një vit qeveria, ndërsa këtij llumi duhet t’ia mbyllni dyert të gjithë ju, duke nisur nga dera e parlamentit të ardhshëm.  Këta shpifarakë e lafarakë nuk janë alternativa politike të shekullit XXI”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: