SHBA-ja nuk ka patur ende kontakte të drejtpërdrejta me udhëheqësit koreano-veriorë për çështjen e samitit të planifikuar të liderëve të dy vendeve për programin bërthamor të Phenianit, por mbetet në pritje, deklaroi sot në Abuja sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

”Nuk kemi patur një përgjigje të drejtpërdrejtë nga ana e Koresë së Veriut megjithëse ne mbetemi në pritje”, tha ai për median vendase gjatë vizitës në Nigeri, ndalesa e fundit në turneun e tij në Afrikë.

Njoftimi i këtij samiti është një zhvillim i fundit, ku do të ketë disa faza që do të nevojiten për të rënë dakord për vendin dhe qëllimin e këtyre diskutimeve, shkruan atsh.

Ende nuk është rënë dakord për vendin e diskutimeve, pas njoftimit të samitit historik midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: