*Si u bë Angela Merkeli gruaja më e pushtetshme në botë?

Kancelarja gjermane, Angela Merke është nominuar “Njeriu i vitit” nga revista amerikane “Time”. Revista e vlerësoi me këtë titull për lidershipin e saj në çdo gjë që nga refugjatët sirianë deri tek të kriza e borxhit grek.

E përkufizuar si ‘kancelarja e botës së lirë’, Merkel ka mundur themeluesin e ISIS, Al-Baghdadi, i cili është renditur i dyti dhe kandidatin kontrovers republikan, për president të SHBA-ve, Donald Trump, i cili është renditur i treti. “Merkel nga vajza e një pastori, lidere e një kontinenti”, shkruan Time për kancelaren gjermane.

Drejtoresha e të përjavshme “Time”, Nancy Gibbs, përmendi reagimin e Angela Merkelit përballë krizës greke, asaj të imigrantëve dhe përgjigjen e saj përballë kërcënimit të grupit të Shtetit Islamik, në një komunikatë të publikuar sot.

“Ju mund të jeni ose jo dakord me Merkel, po ajo nuk zgjedh rrugën më të lehtë”, theksoi Nancy Gibbs, për të cilën “liderët janë testuar vetëm ku popujt nuk dëshirojnë t’i ndjekin”.

“Sepse ajo ka kërkuar më shumë për vendin e saj sa shumica e politikanëve do të kishin guxuar, sepse ajo i ka bërë ballë tiranisë dhe oportunizmit dhe sepse ajo shfaq një lidership moral të vendosur në një botë ku është i rrallë, Angela Merkel është personaliteti i vitit i të përjavshmes amerikane “Time”.

Angela Merkel rreshtohet krah burrave dhe grave që luftojnë Ebolën, të cilët u shpallën fituesit e vitit të kaluar.

Çmimi për kancelaren gjermane shkoi për “udhëheqjen e saj në promovimin dhe ruajtjen e një Evrope të hapur dhe pa kufij përballë krizës ekonomike dhe asaj të refugjatëve”.

Gjatë vitit 2015, Gjermania, në sajë të ndërhyrjes së Angela Merkel, u impenjua në  pritjen e gjithë emigrantëve sirianë që kanë aplikuar për azil, madje duke anashkaluar rregullat e parashikuara në Traktatin e Dublinit. Deri më sot, Berlini ka mirëpritur më shumë se 900.000 azilkërkues.

Finalistët e tjerë ishin aktivistët e Black Lives Matter, Caitlyn Kenner, Travis Kalanick, Hassan Rouhani dhe Vladimir Putin.
E pyetur nga stacioni televiziv NBC, Nancy Gibbs theksoi se nuk e kishte përjashtuar Abou Bakr al-Baghdadi nga fakti i ndikimit që do të kishte pasur zgjedhja e tij.
“Asgjë nuk është e pamundur. Ne kemi zgjedhur të urryer të tjerë në të kaluarën”, theksoi drejtoresha e të përjavshmes duke kujtuar se edhe Adolf Hitler ishte shpallur personalitet i vitit.

Si u bë Angela Merkeli gruaja më e pushtetshme në botë?
Fëmijëria e thjeshtë në Gjermaninë Lindore, ku hija e Stasit e ndihmoi që vogëlushe, se si “t’i
mbajë letrat pranë vetes”. Puna e parë në politikë, si hapëse e kutive të kompjuterëve.
“Vogëlushja” e Helmut Kohlit, por që ishte ajo që i dha goditjen vendimtare mentorit të saj. Fizikantja që kur u shemb Muri ishte në sauna dhe pinte birra. Dhe pse në botën e politikës e konsiderojnë një “gjë të rrallë”?

Gruaja më e pushtetshme në botë ka një PhD në fizikë kuantike, udhëheq ekonominë më të pasur të Europës dhe është ndërmjetësja kryesore në një paketë masive shpëtimit të Euros. Angela Merkeli e Gjermanisë është udhëheqësja e padiskutuehsme e partisë së vet politike, dhe ajo nuk has asnjë lloj opozite, edhe tani në mandatin e tretë si kancelare. Merkeli u ngjit nga një fëmijëri e thjeshtë, në kohën e regjimit shtypës të Gjermanisë Lindore, “përmbysi” e vetme mentorin e saj politik, i vuri syrin pozicionit të udhëheqëses së Gjermanisë, në një ngjashmëri mbresëlënëse me homologen e saj britanike Margaret Thatcher, e cila gjithashtu ishte diplomuar në shkenca… Angela Kasner ka lindur në Hamburg të Gjermanisë Perëndimore, në 17 korrik 1954 Angela Dorothea Kasner u lind nga Herlind Kasner, një mësuese anglishteje dhe latinishteje dhe Horst Kasner, një teolog dhe pastor luteran. Pak javë pasi lindi Angela, babai i saj lëvizi bashkë me familjen në Templin të Gjermanisë Lindore, rreth një orë larg Berlinit. Në fëmijërinë e Merkelit nuk mund të mungonte shenja e STASI-t, policisë së fshehtë gjermane. Stasi i bënte njerëzit paranojakë dhe, vogëlushja Angela mësoi që në fëmijëri se si “t’i mbante letrat sa më pranë kraharorit”. Duke u specializuar në ruajtjen e të fshehtave.

Një perfeksioniste Angela Merkel shkëlqeu në shkollë, sidomos në lëndë si matematika, shkenca dhe gjuhët e huaja. Në vitet e adoleshencës, prindërit e nxitën që të hynte në organizatën rinore komuniste, Freie Deutsche Jugend, për të zhvilluar aftësitë që nevojiten për një karrierë në politikë. Pasi nuk arriti të kapërcente pragun për një kurs fizike në shkollë, ajo vendosi që të regjistrohet në Universitetin e Laipcigut për fizikë, me qëllim që të vërtetonte se e zotëronte vërtetë këtë lëndë.

Fizikante Shumë popullore mes studentëve të tjerë, ajo fitoi vëmendjen e studentit Ulrich Merkel, me të cilin u takua gjatë një udhëtimi shkëmbimi eksperiencash në Rusi. U martua me të në vitin 1977 dhe u diplomua një vit më vonë me diplomë në fizikë dhe kimi fizike. E vazhdoi karrierën akademike dhe vijoi studimet në elitaren Akademia Gjermane e Shkencave në Berlin, ku mori PhD në kimi kuantike, në vitin 1986.

Përdori karrierën për t’iu fshehur regjimit Pasi përfundoi doktoraturën, Merkeli punoi si kimiste në Akademinë e Shkencave, ku ishte një prej të paktave studiuese femra. Ajo ishte e bindur se një karrierë në shkenca do ta mbronte nga pengesat që nxirrte gjithmonë regjimi i Gjermanisë Lindore. Merkeli dhe bashkëshorti i saj u divorcuan në vitin 1982. Më vonë ajo u martua me Joachim Sauerin, një profesor kimie. Vlerësim për rutinën dhe qëndrueshmërinë Në 9 nëntor 1989, natën kur u shemb Muri i Berlinit, Merkeli shkoi në sauna dhe më pas doli për disa birra me miqtë, ashtu si bënte cdo të enjte mbrëma. Vendimi i saj për t’iu përmbajtur rutinës së saj tipike është një shembull i një kontrasti të thellë me mënyrën se si shumica e njerëzve në Berlin reaguan atë natë.

Puna e parë në politikë, hapja e kutive Në vitin 1989, Merkeli bëri një lëvizje drejt një karriere në politikë dhe iu bashkua aktivistëve të qendrës së djathtë në partinë e Zgjimit Demokratik. Puna e saj e parë ishte hapja e kutive të kompjuterëve të rinj dhe përgatitja e tyre nëpër zyra. Një vit më vonë, ajo u bë zëdhënëse e partisë dhe ia ndryshoi emrin partisë në Aleanca për Gjermaninë.

Në botën e politikës, ajo ishte një “gjë” e rrallë
Si femër me doktoraturë në kiminë kuantike, Merkeli bënte përjashtim në fushën e politikës. Edhe në rolin e saj të ri dhe më të dukshëm si zëdhënëse, ajo vazhdonte të mbante flokë të prerë shkurt, funde të varur dhe sandale – dhe për këtë merrte jo pak kritika. Homologët e saj meshkuj shpërqëndroheshin kaq shumë prej dukjes së saj, saqë u ofruan të paguajnë për rroba të reja dhe më të përshtatshme.
Shkëlqeu në detyrat politike
Ngjitja e Merkelit në majë u përshpejtua kur ajo iu bashkua partisë më të madhe në Gjermaninë Perëndimore, Christlich Demokratische Union. Ajo u përzgjodh për disa pozicione nga Helmut Kohl, mentori i saj dhe udhëheqësi i Unionit Kristian Demokrat (CDU). Kohli e emëroi ministre për gratë dhe, pak vite më vonë, ministre të mjedisit, ku ajo u morr me tema të shumëdebatuara si siguria bërthamore.

Kohli e quante “Maedchen” ose “vajza e tij e vogël”, deri kur Merkeli bëri publikisht thirrje për dorëheqjen e tij në vitin 1999, pasi ky u kap tek shpërblente miqtë me paratë e partisë. “Një prej gjërave që njerëzit nuk kuptojnë për Merkelin, është se ajo është një politikane e pamëshirshme”, tha për BBC ish shefi i kabinetit i Kryeministrit britanik, Jonathan Pouell. “Mënyra se si ajo u mor me të gjithë kundërshtarët brenda CDU-së është tipike makiaveliste.
Ajo i hiqte qafe me një hapje- mbyllje sysh”.
… Dhe pastaj bëri histori Katër vjet më vonë, ajo u zgjodh kryetare e CDU-së, duke u bërë e para femër që udhëheq një parti të madhe në Gjermani. Fushatën e saj Merkeli e nisi kundër kancelarit të Gjermanisë dhe udhëheqësit socialdemokrat, Gerhard Schroeder.

Klasi i saj e bëri shumë popullore mes votuesve
Gjatë një debati televiziv të drejtpërdrejtë, Shcroederi ngriti zërin ndaj saj nga përtej skenës, duke thënë se ajo duhej të pranonte që ishte një “humbëse e qartë”. Merkeli shfrytëzoi rastin për t’u përgjigjur me qetësi, një strategji që vazhdon ta përdorë për të dëmtuar kundërshtarët. Votuesit nisën ta shohin si një kandidate me maniera dhe me klas. Pak kohë më vonë, Merkeli u bë kancelare e Gjermanisë. Ndërmjetësoi një paketë masive shpëtimi për 19 shtete
Momentet më të spikatur të Merkelit burojnë nga roli i saj qendror në menaxhimin e krizës financiare të Eurozonës. Pasi shtetet e tjerë europianë nisën të zbulojnë se edhe ata kishin borxhe të pamenaxhueshëm, Merkeli analizoi të gjithë opsionet e mundshëm përpara se të binte dakord për një paketë masive shpëtimi. Ajo u kritikua për qasjen e ngadaltë dhe pikëpamjete ngurta. Merkeli përdor një qasje shkencore në politikë “Njerëzit shpesh më akuzojnë se nuk veproj aq shpejt sa duhet. Që i lë gjërat të zgjaten shumë. Për mua është e rëndësishme që t’i shqyrtoj të gjithë opsionet… të shqyrtoj të gjithë skenarët, dhe jo thjeshtë eksperimente teorikë në mendjen time. Por unë përpiqem gjithashtu të jetoj për pak kohë me atë vendim. Mendoj për të gjithë ditën, për të parë si zhvillohet. Cfarë do të thotë, cfarë do të thonë njerëzit për të, kush do të shkruajë dicka për të, kush do ta kritikojë”, thotë Merkeli.

Nuk i dridhet syri para homologëve meshkuj
Gjatë vizitës së parë si kancelare në Kremlin, Presidenti Putin i dhuroi një qen pellushi pasi mësoi se Merkelin e kishte sulmuar një qen në mesin e viteve ’90. Në takimin pasardhës, ai kërkoi që t’i sillnin në dhomë qenin e tij të zi, Koni. Putini e la qenin të vinte vërdallë ndërkohë që vetë qëndronte me këmbët e hapura dhe me një ngërdheshje në fytyrë. Merkeli mbajti një fytyrë prej pokeristeje para Putinit dhe më vonë e përshkroi sjelljen e tij si “dobësi”. “Ai ka frikë nga dobësia e tij. Rusia nuk ka asgjë, nuk ka politikë apo ekonomi të suksesshme. Gjithë sa kanë është kjo”, u tha Merkeli një grupi gazetarësh.
Ironikisht, veprimet agresivë të Putinit në Ukrainë e mbështesin këtë mendim.

Ekipi i futbollit i kombit i vendit të saj e adhuron
Merkeli është e para kancelare që vlerëson dhe mbështet sportet në vendin e saj. Ekipi e shpalli maskotin zyrtar të skuadrës dhe e quan Muttivation, një lojë fjalësh me nofkën e saj Mutty, që do të thotë mami. “Vizita e kancelares tek ekipi gjerman gjatë Kupës së Botës tregon se ajo i merr seriozisht njerëzit dhe interesat e tyre”, thotë studiuesi i marketingut, Manfred Guellner. Bota.al

(m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: