Është edhe Leonardo Di Caprio, fitues më në fund i çmimit Oscar. Por, janë edhe Mark Zuckerberg me bashkëshorten Priscilla Chan, drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde dhe ylli i pop-it, Nicki Minaj.

Janë 100 personat më me ndikim në botë për vitin 2016 për rezistën ”Time”, që i ka kushtuar gjashtë kopertina të ndryshme këtij numri special.

Një prej tyre është edhe protagonisti i filmit ”The Revenant”.

“Aftësi, i vërtetë, inteligjent. Janë cilësitë e tij themelore si artist”, shkruan për ”Time” sekretari i Shtetit, John Kerry, i cili firmosi foton e aktorit.

E reja e këtij viti është çifti Mark dhe Priscilla. Nuk është kopertina e parë për shpikësin e Facebook, por këtë herë ai del bashkë me gruan, pediatre e diplomuar në Harvard, me origjinë kineze.

Foton e tyre e firmosi një tjetër çift i artë, Melinda dhe Bill Gates.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: