Ai është turk dhe është fotoreporteri, që ka treguar dhe ndjekur nga afër konfliktet në Ukrainë, Siri, Turqi dhe Isis. Quhet Bulent Kilic dhe 35 vjeçari është zgjedhur nga e përjavshmja ‘Time’ si fotografi më i mirë i 2014. Kilic është fotoreporter i agjencisë së lajmeve Afp.Celebri. Fotot e tij si ajo e 2 gushtit 2014, ku shfaqet një vajzë ukrainase, që qan në rrugë pasi po largohet nga shtëpia e saj në Grabova, është cilësuar si një nga më të bukurat. Por në ditarin e tij, mbi të gjitha, janë fytyrat e refugjatëve të konfliktit sirian, si dhe vështrimet e trishtuara të fëmijëve. Në këtë galeri disa nga fotot që e kanë kurorëzuar atë si një nga fotografët më të mirë të viteve të fundit. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb