Timori Lindor, vendi i vogël i Azisë Juglindore, që zë gjysmën e ishullit të Timorit, në veri të Australisë, është duke u përgatitur të bëhet vendi i parë në botë për neutralizimin e plastikës, pasi ka nënshkruar një marrëveshje për të ndërtuar një fabrikë revolucionare të riciklimit të kimikateve bazuar në një teknologji të re australiane: një reaktor katalitik hidrotermal ose ndryshe Cat-HTR.

Një impiant që ofron një zgjidhje të mundshme për krizën globale të shkaktuar nga vendimi i Kinës për të mos pranuar më shumë mbetje plastike për të ricikluar.

Impianti që kushton rreth 36 milionë euro, e shpërbën plastikën në copa të vogla dhe lejon që ajo të ripërdoret për të krijuar plastikë të re, lëndë djegëse ose dyll të fortë, vaji i të cilit përdoret në produktet e bukurisë.

Do të jetë në gjendje të trajtojë rreth 20 mijë ton mbeturina plastike çdo vit dhe të prodhojë rreth 17 mijë ton lëndë djegëse sintetike.

“Funksionon si një tenxhere me presion”, shpjegon shpikësi i teknologjisë, Thomas Maschmeyer, profesor kimie.

”Materiali, në kushtet e presionit dhe temperaturë të lartë, e ul plastikën në fragmente të vogla, nga të cilat mund të krijohen produkte konvencionale, plastikë, dyll, vajra lubrifikues, tretës e tjerë”, shton ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb