Ardit Muço, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, ka kërkuar që dëshmia e tij në Komisioni për të dhënat e TIMS, të jepet me dyer të mbyllura.

Kjo ka krijuar debate në komision.

Toni Gogu e ka konsideruar kundërshtinë e anëtarëve të opozitës në komision, si tragjike.

Pas hedhjes në votim u vendos që Muço të merret në pyetje me dyer të mbyllura.

“E mbyllët edhe këtë mbledhje si lakuriqët e natës”, tha Salianji.

Më 26 qershor do të thirret për të dëshmuar kryetarja e SHISH Vlora Hyseni.

Toni Gogu: Sa më shumë kohë kalojmë duke folur, aq më shumë kohë i marrim detyrës sonë dhe ia shtojmë detyrës që nuk na e ka besuar njeri, atë të showt televiziv.
E panevojshme që komisioni të krijojë një tragjikomedi, ku tragjikja është se si interesi shtetit nuk kuptohet nga parlamentarët.
Kur dëshmitarët që janë nëpunës të shtetit kërkojnë që jeta e tyre të ruhet dhe bashkë me të dhe interesi i shtetit, ne të ngremë pyetjen çfarë sekreti paska ky. Nuk na ka ngarkuar njeri të sekretojmë informacione, por të zbatojmë kërkesat që kur dëshmitarët deklarojnë se kanë sekret, ne ta respektojmë atë.
Kjo është tragjike, kur shkelet ligji dhe në emër të zbatimit të ligjit shkelet ligji.
Komikja është të bësh të çuditurin e të thuash cili është meraku.
Ju doni që prokurorët t’i shihni në tv e të dëgjoi ç’punë bëjnë. Doni të shihni shtetin në televizor sepse keni shembull tallavanë e qytetarit digjital.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: