Nga: ZONJA VJOLLCA*

Tiramisu me pjeshkë
1 pako biskota
250 gr maskarpone ose salcë kosi
1 filxhan çaji neskafe
3-4 pjeshkë
2 lugë gjelle mjaltë
Vanilje
50 gr çokollatë fondente

Fillimisht qërojmë dy pjeshkë dhe së bashku me një luge gjelle mjaltë i kthejmë me anë të një blenderi në pure. Pjeshkët e tjera i presim në kubikë të vegjël me gjithë lëkurë dhe i bashkojmë me purenë e pjeshkës. Trazojmë maskarponen me një lugë gjelle vanilje dhe një lugë gjelle mjaltë (ose 2 sipas dëshirës). Në një tavë vendosim fillimisht një rrjesht me biskota të njomura me neskafenë e përgatitur. Mbi biskota shtrojmë një rrjesht me krem maskarpone, mbi maskarpone vendosim purenë me pjeshkë. E mbulojmë purenë me biskota të njomura me neskafe, përsëri vendosim krem maskarpone, pure pjeshke dhe në fund të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me çokollatë të thërrmuar. Para se të serviret tiramisuja duhet të qëndrojë në frigorifer për disa orë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: