Tirana dhe Partizani do të përballen ditën e hënë në “Arenën Kombëtare”, në derbin e zjarrtë të kryeqytetit i cili do të startojë prej orës 20:00. 

Interesim i kënaqshëm për sa i përket tifozëve. “Panorama Sport” mëson se deri sot në mbrëmje janë shitur plot 5018 bileta, teksa ky numër pritet të rritet ndjeshëm ditën e nesërme.

Edhe pse me objektiva të kundërta nga njëra-tjetra, Tirana dhe Partizani, pritet të dhurojnë spektakël si në fushën e blertë ashtu edhe në tribuna.

Kujtojmë që në derbin e fundit, numri i tifozëve ishte disi i reduktuar, për shkak se pritës ishte skuadra e Partizanit dhe derbi u zhvillua në “Arenën e Demave”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb