Tirana nën shenjën e francezit Ualid Zharmuni, por bardheblutë kanë humbur bomberin tipik kryeqytetas dhe bazohen vetëm te të huajt.

Prej shumë vitesh, skuadra më e titulluar në Shqipëri nuk po prodhon një sulmues si Fortuzi, Minga apo Kola. Për sulmin, bardheblutë i besojnë të huajve apo lojtarëve, të cilët nuk janë formuar te Tirana. Rasti tipik është kampionati i fundit ku Zharmuni në 12 javë ka shënuar 5 gola, por edhe lojtarët e tjerë që ka në skuadër ose janë të huaj ose nuk janë prodhuar nga akademia bardheblu. Asnjë prodhim akademie që të lërë shenjë në Superiore apo të paktën te bardheblutë.

PARA 2009-ËS – Situata ka qenë ndryshe në vitet ’90, apo në fillimshekullin e XXI. Nga viti 2000 deri në 2009- ën, në krye të golashënuesve të bardhebluve, por edhe Shqipërisë ka qenë emra të mëdhenj kryeqytetas. Indrit Fortuzi, tre herë ka shënuar gola me shumicë, duke dominuar te bardheblutë si lideri i sulmit. Me 31 gola të shënuar, më pas 24 dhe 20, “zogu”, ka tundur aq shumë rrjetën sa sot nuk i besojnë dot këto lloj shifrash. Për më tepër që Fortuzi ishte prodhim baltës së Qytetit të Nxënësve”. Jo më pak të vlerësuar emrat e Mahir Halili, Altin Rrakllit, Hamdi Salihit, Vioresin Sinanit, Klodian Duros e Migen Memellit, por të prodhuar “diku” tjetër. Ajka e kampionatit shqiptar dhe e sulmuesve, që shënonin të paktën 20 gola në sezon. Siç shihet Tirana e dikurshme i besohej vendësve, shqiptarëve dhe të huajt nuk ishin fare në listë. Pas 2008-ës gjërat ndryshuan dhe kriza e moshave u duk qartë në horizont.20PAS 2009-ËS – Pas sezonit 2008-2009, Tirana është bazuar vetëm te lojtarët jo prodhim i saj. Përjashtimi i vetëm, Afrim Taku, i cili në sezonin 2016-2017 shënoi nëntë gola me bardheblutë e Mario Morina me pesë gola. Shumica e lojtarëve që kanë luajtur te bardheblutë ishin huaj si Pero Pejiç, Xhilberto Fortunato, Majkëll Ngo. Shqiptarë ka, por jo të dalë nga bardheblutë janë Gjergj Muzaka, Elis Bakaj, Bekim Balaj, Gilman Lika, Edon Hasani, Idriz Batha, Kristal Abazaj. Të gjithë kanë qenë golashënuesit e Tiranës ndër këto vite, por jo të dalë nga moshat bardheblu. Ka edhe dy përjashtime. Sulmues shqiptarë që vinë nga Maqedonia e Veriut, Taulant Seferi dhe Florent Hasani, i cili është formuar në kampionatin shqiptar. Të gjithë futbollistët e dalë nga bardheblutë nuk janë shënuar më shumë se dhjetë.21

LIDERI – Nëse para 2009- ës, lideri ishte Fortuzi me 31 gola. Pas këtij viti ai që ka shënuar më shumë është Taulant Seferi. Me 19 golat e tij, bomberi i kombëtares është i vetmi që ka shënuar më shumë në 16 kampionatet e fundit. Pas tij vjen Florent Hasani me 16 gola e më pas të tjerët. Jo vetëm humbje identiteti, por edhe të liderit në repartin e avancuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb