Në futboll thuhet se derbi nuk luhet por fitohet, në fund ajo që ka rëndësi është fitorja dhe jo mënyra se si e arrin atë. Për Tiranën kjo shprehje merr gjithnjë e më shumë vlera pasi derbi është kthyer në një makth i cili nuk ka fund. Katër vite pa fituar përballë Partizanit është një periudhë aq e gjatë sa ka zbehur jo pak këtë sfidë, të paktën për atë që ndodh në fushë.

Tirana vjen në këtë takim me një tabu shumë të madhe për të thyer, ndaj Partizanit duhet fitorja me çdo kusht. Trajneri Ze Maria dhe stafi drejtues i Tiranës janë koshient se i detyrohen tifozëve një fitore në derbi. Pas një viti në inferiore, fitorja kundër Partizanit do të ishte ilaçi më i mirë për të shëruar atë plagë të rëndë të shkaktuar një sezon më parë. Fitorja ne derbi i shërben shumë dhe trajnerit Ze Maria, një sukses përballë ekipit të kuq do të përforconte pozitat e tij, do ti jepte më shumë kohë e qetësi për pjesën e mbetur të sezonit.

Sigurisht që një fitore në derbi ka më shumë vlerë se sa tre pikët, në këto momente një fitore në sfidën e së premtes do të afronte dhe më shumë Tiranën me pjesën e sipërme të klasifikimit dhe do të ngushtonte më shumë diferencat me rivalin e përjetshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb