Prej dy ditësh, Tirana është duke u stërvitur për të qenë në formë për 2025-ën. Skuadra në këtë moment nuk ka lojtarët e huaj, të cilët kanë udhëtuar drejt shtëpisë.

Nga ana tjetër, bardheblutë nuk janë të plotë, pasi në skuadër janë vetëm një grusht lojtarësh. Plani i Maganit është që të stërviten deri në 30 dhjetor, e më pas të kthehen në stërvitje në 2 janar.

Bardheblutë tashmë mbajnë vendin e tetë në renditjen e përgjithshme. Një pozicion ky që përkon me zonën “play out”. 18 pikë numëron skuadra e Gugash Maganit pas 19 javësh të luajtura. Katër trajnerë kanë drejtuar ekipin e Tiranës në 350 ditë kampionat.

Bardheblutë vitin 2024 e nisën me Ahmatajn, më pas emëruan Fagun, duke pasuar me Shkëmbin dhe tani me Maganin. Lëvizje të shumta në një skuadër që pretendon “Final 4” në Kategorinë Superiore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb