Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, ka përshkruar aktualitetin politik në vendin tonë, përmes vargjeve thumbuese të poetit Hamit Aliaj.

Zv.kryetari i LSI ka postuar vargjet e Aliajt “Dy dritare”, duke e cilësuar këtë si një poezi sintezë të përmasës tragjike të historisë sonë.

Ndër të tjera, poeti Aliaj shkruan në poezinë e tij:
Tirana e tiranëve,
I ka kohët ndryshe:
Në mëngjes je vajzë,
Në darkë ngrysesh gjyshe,
Në dy dritare vjell historia:
Nga dritarja e Diktatorit,
Te Kryeministria!

Postimi i plotë Luan Ramës:
Pa koment për ju të gjithë, një poezi sintezë e përmasës tragjike të historisë tonë, shkruar prej mikut tim e njërit prej poetëve më përfaqësues të poezisë së sotme shqipe, poetit Hamit Aliaj.
DY DRITARE
Dritarja e diktatorit
Si llampë morgu,
Rri mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
Njëqind metër larg,
Në ndërtesën përballë,
Fantazma kryeministrash,
Të vdekur, të gjallë…
Shtatë ditë iu deshën Dante Aligerit,
Të shihte Parajsën, Purgatorin, Ferrin …
Po njëqind vjet,
Rruga mes dy dritaresh,
Në Tiranën e tiranëve,
Zezonë funeralesh.
Tirana e tiranëve,
I ka kohët ndryshe:
Në mëngjes je vajzë,
Në darkë ngrysesh gjyshe,
Në dy dritare vjell historia:
Nga dritarja e Diktatorit,
Te Kryeministria!

Ramaa
Ramaa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: