Me vetëm 12 futbollistë në kontingjent, me seanca të vendosura në kodrat e liqenit, me një frekuencë të tyre prej vetëm një seance në dy ditë, si dhe të drejtuar nga zëvendëstrajneri, skuadra e Tiranës nuk është zgjuar ende nga gjumi i fundsezonit të kaluar. Madje bardheblutë deri më sot nuk arritën dot të shfrytëzonin këtë javë të paktën për të realizuar një pjesë të kontrolleve dhe testeve mjekësore.

Sipas të gjitha gjasave dhe gjithmonë nëse të paktën kësaj here bardheblutë do të respektojnë axhendën e tyre, dita e hënë do të shënojë seancën e parë të vërtetë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ardhshëm. Sipas programit të 24 herë kampionëve, në fillim të javës së ardhshme, ekipi i plotësuar me disa përforcime të premtuara, do të vendoset në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: